E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusia të shpallet shtet terrorist

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Perëndimit shpalljen e Rusisë si shtet terrorist. Ai tha se është e vërtetë që Rusia është sponsore e terrorizmit dhe se kjo pasqyrohet në realitetin e përditshëm që ata kanë krijuar në Ukrainë pas pushtimit.

“Unë do të vazhdoj t’i kujtoj botës se Rusia më në fund duhet të njihet zyrtarisht si një shtet terrorist, sponsor i terrorizmit. Kjo është thjesht e vërtetë. Kjo është e drejtë dhe pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe janë të etur për ta çuar përpara në Evropë”, tha ai.

Zelensky theksoi se Ukraina do të vijojë të rezistojë, por kërkoi edhe njëherë ndihmë nga Perëndimi për furnizimin me armë.

“Ne punojmë çdo ditë për të forcuar mbrojtjen tonë. Çdo ditë po i afrohemi momentit kur ushtria jonë do t’i kalojë pushtuesit për nga teknologjia dhe forca. Sigurisht që shumë varet nga partnerët, nga gatishmëria e tyre për furnizim”, u shpreh ai./ La Republica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›