E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Butrintit, Maqedonia jashtë

Financimet e reduktuara per festivalin e Butrintit lene jashte shqiptaret e Shkupit me Ibsenin. Pak dite nga fillimi i festivalit te teatrit ne Butrint, i pari prodhim mbarëshqiptar i "Peer Gynt" të Henrik Ibsenit nuk do të shfaqet premierë në Festivalin e Butrintit, siç parashikonte programi i publikuar para një jave. Produksioni teatral qe ka kushtuar jo pak, por 100 mijë euro vënë në skenë nga një regjisor i rëndësishëm me karrierë, Slobodan Unkovski, nuk vjen për mungesë fondesh.

Drejtori i Festivalit "Butrinti 2000" thekson se janë detyruar të heqin "Peer Gynt" pasi papritur Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që e mbështet festivalin që prej fillimit, ka vendosur shkurtimin e fondeve, nderkaq reagime te ashpra ka patur edhe nga aktoret shqiptare te Shkupit te cilet nuk e shihnin veten jashte ketij kompeticioni serioz.

Pasi aktori i njohur shqiptar Bajrush Mjaku fitoi vitin e kaluar nga Ibsen Award ne Norvegji, mbështetjen për ta zhvilluar projektin në nivel rajonal "Peer Gynt" u realizua nga Teatri i Dramës Shqipe të Shkupit.Regjia iu besua Unkovskit, profesor i regjisë së teatrit në Fakultetin e Artit Dramatik në Shkup, i njohur në skenat e Ballkanit Rusisë, Italisë, Gjermanisë dhe Suedisë. Në vitin 2008 Unkovski pati nje prezantim shumë të mirë me publikun e Tiranes me realizimin regjisorial të "Xhaxha Vanjës" së çehovit me aktorë shqiptarë nga tre shtete.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›