E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Filmit Shqiptar Remo Girone mberrin ne Tirane

Remo Girone  ka mbërritur në Tiranë  si i ftuari i nderit  në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të  edicionit të 13-të të Festivalit të Filmit Shqiptar. Aktori i njohur italian, të cilin publiku shqiptar e njeh veçanërisht për rolin e tij të Tano Karidit në serialin  “Oktapodi” vetëm pak  minuta sapo ka shkelur në token shqiptare, i shoqëruara nga bashkëshortja e tij Vitoria është shfaqur për mediat i veshur sportive dhe i gatshëm për tu përgjigjur çdo pyetje.
Gjatë konferencës për shtyp ai u shpreh se roli i Tano Karidit edhe sot e kësaj dite e ndjek nga pas dhe se ky rol ishte një vulë suksesi në karrierën e tij artistike. Megjithëse Girone pranon se pas këtij roli ofertat  nga regjisor ishin pikërisht për karaktere negative, por e cilëson se nën vetvete kishte edhe elemente pozitive. Krahas rrëfimit për angazhimet e shumta në kinema  ku së fundmi është duke xhiruar së bashku me bashkëshorten e tij një film në Kanada dhe një në Itali. Gjatë prononcimit të tij nuk munguan edhe shakat, ku lidhur me marrëdhëniet me gratë tha se i ka të mira, por jo sa Mikele Placido i cili është martuar 25 herë. “Ndërsa unë tha ai jam martuar vetëm një here që prej 30 vitesh , madje dhe fotografet sa here qe me fotografojnë ne evente te ndryshme me thonë se këtë fotografi e kemi”, shtoi ai.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›