E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI keqardhje per gjuhen e perdorur ne Kuvend

Ligjvënësit opozitarë duhet të ndalin përdorimin e gjuhës aspak dinjitoze në sallën e Kuvendit. Ky është apeli i Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Luan Rama, i cili shtoi se të gjithë duhet të tregojnë përgjegjshmërinë që kërkon procesi i integrimit europian.
Për zyrtarin e lartë të LSI-së, të gjithë duhet të ngrihen në nivelin e përgjegjësive të mandatit që përfaqësojnë dhe misionit që kanë, duke kontribuar për një klimë politike jashtë konfliktualitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›