E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA zgjedhjet 2012 thyen disa tabu

Zgjedhjet e se martës ne SHBA ishin me tepër sesa zgjedhja e kreut te shtëpisë se bardhe. Amerikanet përveç votës se tyre për presidentin votuan ne disa referendume dhe rezultatet e tyre rezultuan me shume liberale se sa mendohej. 
Maine dhe Maryland bene historinë duke u bere dy shtetet e para qe miratuan martesat mes te njëjtit seks nga vota popullore, duke thyer kështu tabunë qe mbizotëronte deri tani ne 30 shtete. Martesat mes homoseksualeve jane te ligjshme ne 6 shtete te tjera dhe Uashington DC. 
Ne Wisconsin, demokratja Tammy Baldwin u be gruaja e pare homoseksuale te zgjidhet senatore. 
Pas zgjedhjes, ajo tha se nuk garoi për te bere histori por për te bere diferencën. 
Ne këto zgjedhje ka patur një numër  me te larte te senatoreve femra, duke arritur ne rekord historik prej 20%. 
Gjithashtu Uashingtoni dhe Kolorado u bene shtetet e para qe miratuan përdorimin e kanabisit. Marijuana deri tani lejohej për qëllime mjekësore ne pjese te tjera te vendit. 
3 vjet pas vdekjes se Ted Kenedit, keto zgjedhje rikthyen mbiemrin Kenedi ne kongres. Emri i tij është Joe Kennedy Terzo, është stërnipi i JFK.
Nuk ka dyshim qe vota presidenciale e 2008 ishte historike me ardhjen ne krye te Shtëpisë se Bardhe te njeriut te pare me ngjyre, por zgjedhjet e 2012 duket se thyen disa tabu qe mbizotëronin prej vitesh. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›