E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Filmit në Durrës, gjakmarrja vjen në prodhimin shqiptar "Gjallë"

Një tjetër aspekt i gjakmarrjes shqiptare i është paraqituar publikut në natën e parafundit të festivalit ndërkombetar të filmit veror në Durrës.
Këtë radhë, përmes filmit më të ri të regjisorit Artan Minarolli. "Gjallë", premiera e të cilit nuk është shfaqur ende për publikun shqiptar, është pjese e garës ndërkombëtare, një nga festivalet më të rëndësishme të vendit tonë.
Filmi ka në qendër Kolin një djalë i ri, student, me origjinë nga malësitë e Veriut të Shqipërisë, i cili ëndërron dhe punon çdo ditë për t'u bërë i vlefshëm për shoqërinë. Por, pas vdekjes së të atit, atë e kërcënon mbi shpinë një gjakmarrje e vjetër. Për t'i shpëtuar ai detyrohet të fshihet tek kusherinjtë në një fshat të thellë malor, por edhe kjo ikje nga realiteti, bëhet e padurueshme, gjersa një ditë gjendet përballë gjaksit të vet. Ndërsa e qëllon në këmbë, Koli intikstivisht e qëllon atë duke e lënë të vdekur. Por, kur afrohet nga afër ai shikon që vrasësi ishte një femër dhe jo një mashkull, ku familja e kish rritur si djalë sepse ajo duhet të hakmerrej. I gjendur në një rruge pa zgjidhje Koli largohet nga vendi me një anije, por gjatë udhëtimit ai ndeshet me një tjetër tragjedi, anija mbytet.
Xhirimet e filmit jane realiziuar në Tiranë,Durres, Lurë dhe Vjenë,. Në rolet kryesore interpretuan Nik Xhelilaj, Nijada Saliasi, Besart Kallaku, Xhevdet Feri, Tinka Kurti etj. Të pranishëm ne shfaqjen e filmit ishte Regjisori, së bashku me aktorin protagonist, Nik Xhelilaj.
Regjisori Minarolli u shpreh se të trajtosh një temë aq të ndjeshme jo vetëm për shoqërinë shqiptare, është mjaft e vështirë, ndersa pohon se filmi i flet njeriut kudo që të jetë, duke dhene nje mesash te qarte.
Sink regjizori eshte ne fund te intervistave Artan Minarolli
Aktori qe luan rolin kryesor ne kete film eshte Nik Xhelilaj, ne rolin e studentit 22 vjecar.
Aktori, i pranishem në shfaqjen e premierës, u shpreh se ndjehet i vlerësuar në botën shqiptare të filmit, ndërsa vlerësoj bashkëpunimin mes aktorëve të tjerë dhe regjizorit.
Premira "Gjallë" u vlerëseua edhe nga artistë, kineastë, politikanë, intelektualë, të cilët për 90 minuta ndoqën historinë e një të riu mbi të cilin rëndonte gjakmarrja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›