Barcelona blen mbrojtësin Çigrinski
Mbrojtësi ukrainas i Shaktar Donjeckut do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit në Superkupën e Europës ndaj Barcelonës, për t'iu bashkuar më pas këtyre të fundit. Është arritur marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e 22-vjeçatit në radhët e klubit katalanas. Sipas shtypit spanjoll, ukrainasit do të përfitojnë 25 milion euro nga shitja e mbrojtësit.
Shitjen e Dimitri Çigrinskit e konfirmon vetë trajneri i Shaktarit, Mirçea Luçesku. "Marrëveshja është arritur - ka shpjeguar tekniku rumun në konferencën për shtyp para finales së Superkupës me Barcelonën - kushti që ne kishim vënë ishte që Çigrinski të luajë në ndeshjen e sotme. Është një nder i madh për klubin që pas fitimit të Kupës Uefa, lojtari ynë kalon tek një nga klubet më të mira në botë." 22-vjeçari ukrainas i bëri për vete kampionët e Europës vitin e kaluar në takimet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. "Do të jetë një ndeshje vërtet e veçantë për mua - ka pranuar mbrojtësi - por jam profesionist dhe do të jap gjithçka për Shaktarin në ndeshjen time të fundit, pa menduar për transferimin tek katalanasit."