E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha dështoi me shërbimin e urgjencës, kushtet janë primitive

ambulance-urgjencaTiranë- Parti Socialiste ka deklaruar sot se qevria ka dështuar me premtimin e saj për të krijuar një shërbim kombëtar të urgjencës të unifikuar.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Klodiana Spahiu, u shpreh se sistemi i urgjencës në vendin tonë përballet me probleme të shumta, duke filluar që nga vonesa, dhe deri tek mugesa e paisjeve.

Ballafaquar me standardet e botës së zhvilluar, Shërbimi i Urgjencës mjekësore te ne është në kushte primitive; mbërrin me vonesë, jashtë çdo standardi normal dhe i pajisur keq, pa mjetet e shpëtimit të jetës, me personel të pakualifikuar e shumë mangësi të tjera. Ndaj dhe populli mesa duket ka nxjerrë shprehjen se më parë mbërrin shërbimi funeral se urgjenca. Sot shqiptarët vuajnë sepse kanë një shërbimi urgjencash mjekësore i cili nuk ofron shërbim në kohën e duhur, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nuk ekziston pothuajse në zonat rurale, për këtë arsye qytetarëve u duhet të drejtohen pranë qytetit më të afërt, pa gjetur dhe aty shpesh ndihmën e kërkuar. Teknikisht, shërbimi i urgjencave mjekësore vuan nga mungesa e mjeteve të nevojshme përtransportin e urgjencave në spitale dhe qendra spitalore; mungesa e pajisjeve më elementare për të pritur një urgjencë mjekësore; mungesë kordinimi mes shërbimeve për pacientët që përfundojnë në urgjencë,- deklaroi deputetja.

Më tej Spahiu u shpreh se pavarësisht kalimt të Qendrës Kombëtare të Traumës në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas saj, kjo qendër vazhdon të vuajë po ato mangësi dhe problemeve që i paraprinin reformimit të saj.

Mungon një koordinim më korrekt mes shërbimeve, pasi ndodh shpesh që pacienti, i cili paraqitet në urgjencë të sorollatet nga një repart në tjetrin. Fatkeqësisht nuk janë të rralla rastet kur për këtë arsye pacientët humbasin edhe jetën- tha ajo.

Deputetja socialiste u shpreh se pas fitores se 23 qershorit, PS-ja do të hapë kantierin e shëndetësisë, me qëllim modernizimin infrastrukturor dhe rritjen e sigurisë në spitale e ambulanca.

Pak minuta më pas reagoi ministri i shëndetësisë, Halim Kosova, i cili nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se  në QSUT sistemi i urgjencës funksionon më së miri.

Në reagim të disinfomrmimit që ka bërë sot PS doja tju sqaroj ju dhe nëpërmjet jush të gjithë qytetarët e këtij vendi që Ministria e Shëndetësisë ka hartuar politika të qarta për zhvillimin e shërbimit të urgjencës mjekësore. Në këtë drejtim, në zbatim të strategjisë së urgjencës mjekësore funksionon Spitali i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza me infrastrukturë dhe pajisje mjekësore bashkëkohore si rezonanacë, Ct-scaner, coronarografi, etj., me një reanimacion modern të investuar në kuadër të fazës së parë të masterplanit të QSUT, që kap shiifrën e 20 milion dollarëve. Në këtë spital tashmë funksionon shërbimi i urgjencës universitare si një hallkë shumë e rëndësishme për të përgatitur kuadro dhe për ti shpërndarë ata në çdo anë të vendit, sepse urgjenca si diçka shumë e mprehtë kërkon dhe përgatitje po edhe përgjigje në kohë rekord. Jemi të bindur dhe punojmë me idenë se urgjencat kërkojnë kualifikim dhe angazhim të të gjithë struktura mjekësore për të bërë të mundur që të shpëtohen jetë ose që i sëmuri të kthehet në drejtimin e duhur. Po në këtë drejtim, me Grantin Japonez prej 2.5 milion euro u pajisën departamentet e urgjencave në 12 spitale rajonale të vendit, ( 2 skanera në Kukës e Gjirokastër, aparatura laboratorike, imazherii, ambulanca të reja me të gjitha pajisjet e duhura për të dhënë ndihmën për çdo lloj rasti)”,- tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›