E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Filmit, sjell në Durrës Frensis Cuopa-n

Festivali Ndërkombëtar veror i filmit në Durrës, do të hapë siparin e tij në datë 27 gusht. Në këtë edicion të katërt, do të konkurojnë filma të disa kategorive, ku në fund, jepen edhe çmimet. Ndërsa për sa i përket kritereve në përzgjedhjen e filmave evropianë, organizatorët kanë preferuar tematikat mbi individin në planet, si politike, sociale apo edhe ekonomike.

Po çfarë do të përmbajë tjetër ky festival? Më shumë informacion jep drejtorja artistike, Anila Varfi. Në edicionin e katërt, të festivalit ndërkomëtarë të filmit në Durrës, do të nderojnë me pjesmarrjen e tyre emra të njohur të kinematografisë botërore si Francis Cupola, regjizori i njohur për shqiptarët, në filmin “Kumbari”, apo edhe aktoja e njohur italiane Klaudia Kardinale.
 

Ndërsa për sa i përket kinematografisë shqiptare, do të shfaqen premierë dy filma shqiptarë jashtë konkurimit. Ky edicion i katërt do ti dedikohet kinemasë turke dhe asaj amerikane. Në shtatë ditët, që do të mbahet festivali, ai do të ndalojë edhe në katër qytete të tjera si Tranë, Vlorë, Pogradec dhe Sarandë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›