E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, 2 ha ullinj përfshihen nga flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot ullishten në kodrat e qytetit të Lushnjes.
 

2 hektarë me ullinj janë përfshirë nga flakët ndërsa mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era.
 

Ndërkohë forcat e zjarrëfikësve e kanë të pamundur të ndërhyjnë për të shuar zjarrin si pasojë e mungesës së infrastrukturës rrugore ndërsa mësohet se në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë të zonës përreth ullishteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›