E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Kans bojkotohet nga agjencit e shtypit

Disa agjenci ndërkombëtare shtypi kanë vendosur të bojkotojnë konferencën për shtyp të festivalit të 63-të të Kanës, nesër në Paris.

Në këtë mënyrë “AFP”, “Reuters”, “AP”, “Getty” dhe agjenci të tjera kanë ndërmend të denoncojnë shtrëngimet e vendosura nga organizatorët për mbulimin video të evenimentit.

“Nëse do të mbahen, këto shtrëngime janë të papranueshme. Do të penalizonin klientët e shumtë të agjencive në të gjithë botën”, është shprehur drejtori i informacionit të “Agence France Presse”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›