E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirro Mani mbush 78 vjeç, ditëlindja e aktorit dhe regjizorit të madh

Vlerat artistike të vërteta ripërmasohen me kohën duke ndriçuar personalitetin e regjisorit, aktorit dhe mësonjësit të disa breznive kineastësh Pirro Mani. çuditërisht personazhi sa real dhe popullor i Dritëro Agollit tek Komisari Memo, Sejfi Protopapa që jeton në Boston ish beu i fshatit Protopapë të Korçës afro 90-vjeçar duket se tërhoqi këmbën zvarrë pas emigrimit të luftës së dytë botërore në Shtetet e Bashkuara duke u shndërruar në fatthënës për njërin prej etërve më të dashur të teatrit dhe kinemasë shqipe. Në 78 vjetorin e Lindjes i shenjuar në memorien e publikut me personazhin tejet popullor të kryeballistit nacionalist Sali Protopapa ai vjen në urimin e ish studentëve dhe miqve të teatrit kombëtar ku punoi prej 25 vjetësh plot gaze e mirënjohje.
Metropolin e Nju Jorkut së bashku me bashkudhëtaren e jetës artisten e njohur Pavlina Mani mjeshtri i skenave kolektive dhe mizanskenës vlerësohet në albumin e veprave të ngritura në artin kombëtar me Shfaqjet kulminante "I teti Në Bronx, "Cuca e maleve", "Fytyra e dytë", "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Epoka para gjyqit", apo "Nata e 12 -të".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›