Matthew Fox: Nuk kam tradhëtuar kurrë gruan time

Pas daljes në skenë të shumë tradhëtive në cift mes vipave të showbizit, Matthew Fox, protagonisti i “Lost”, deklaron se nuk e ka tradhëtuar asnjëherë bashkëshorten e tij Margherita.
“është dashuria e jetës sime. Jemi miq dhe të dashur të mirë. Jemi dy persona të pavarur dhe kjo e mban fortë lidhjen tonë”, shprehet Fox.
Të dy janë bashkë prej 23 vjetësh dhe kanë dy fëmijë, Kyle e Byron. Me përfundimin e regjistrimit të “Lost” do të transferohen në Oregon të Hawait.