Festivali i Komedisë, Luli Bitri nga filmi në teatër
Aktorja Luli Bitri ka lënë për pak kohë promocionin e filmit “Amnistia”, ku ajo luan rolin kryesor, për t’iu rikthyer teatrit. Në Festivalin Kombëtar të Komedisë, që përfundoi mbrëmë në Mitrovicë, e fundit në skenën e teatrit “Sandër Prosi” u ngjit trua e Teatrit tonë Kombëtar me komedinë “Më e vërtetë se e vërteta”. Komedia e vënë në skenë nga regjisorja Roza Kostani, pas suksesit në Teatrin Kombëtar mbylli dhe siparin në Festivalin Kombëtar të Komedisë. Përkrah aktores Luli Bitri, në skenë u ngjitën aktorët Neritan Liçaj dhe Lulëzim Zeqja. Në netët e Festivalit të Komedisë u përfaqësuan trupa teatrore nga Prishtina, Podujeva, Vushtria, Vlora dhe Tirana. Pjesë e këtij Festivali ishin edhe aktivitete të tjera artistike, si çelja e ekspozitave të ndryshme të artit pamor; pikturë, fotografi etj. Festivali Kombëtar i Komedisë u zhvillua nga data 30 maj deri më 5 qershor. Qëllimi i organizimit është gjetja dhe afirmimi i vlerave teatrore të regjisorëve shqiptarë, nxitja e krijimtarisë artistike, zbulimi i talenteve të reja etj.