Festivali i Letersise ne Berlin te ftuar kater autore shqiptare

Ali Podrimja e Beqe Cufaj nga Kosova Mimoza Ahmeti e Anilda Ibrahimi nga Shqiperia prezantojne letersine shqiptare ne Berlin
Festivali i Letersise i cili sivjet fillon nga data 15deri me daten 25 Shtator ne Berlin hyn ne edicionin e dhjete.
Ky njihet si nje prej ngjarjeve me te medha letrare ne bote. Shkrimtari dhe publicisti i njohur spanjoll Juan Goytisolo hap kete vit Festivalin e Letersise kurse prania e me shume se 100 autoreve nga bota premton qe publiku gjerman do te kete rastin te shijoje nje program te pasur letrar i cili do pershkohet nga aktivitete te ndryshme duke filluar nga leximet letrare diskutimet forumet dhe prezantimet e perbashketa te autoreve te botes.
Edhe sivjet Festivali i Letersise ne Berlin do te kete program te pasur duke filluar nga serite tashme tradicionale sic jane Letersite e Botes Letersia per femije dhe te rinj Refleksionet Kujtim - fol dhe Fokusi i cili sivjet ne teresi do ti kushtohet Evropes Lindore. Shume autore nga ky rajon jane ftuar te flasin per zhvillimet ne vendet e tyre rajonet dhe letersite nacionale. Kosova dhe Shqiperia ne kete Festival prezantohen me kater autore.
Ali Podrimja dhe Beqe Cufaj nga Kosova Mimoza Ahmeti dhe Anilda Ibrahimi nga Shqiperia ngrene flamujt e vendeve te tyre permes leximeve diskutimeve dhe prezantimit te letersise qe bejne.