Zhusti Kinemane e shpeton vertetesia

Aktori Viktor Zhusti per kohen Kur xhirohej nje film. Nje veper qe i ka mbetur kohes sepse qendron jashte skemave te realizmit socialist. Muzika e filmit luhet me 13 shtator nga Orkestra e Radio-Televizionit
Ne koncertet e orkestrave shqiptare qe ekzekutojne kryesisht klasiket boterore rralle luhen vepra shqiptare. Edhe me rralle kolona zanore te filmave shqiptare. Krijime te viteve te fundit nuk ka ato te se kaluares myken ne arkivat e Radio-Televizionit Shqiptar dhe te Teatrit te Operes.
Kete pasuri muzikore perpiqet ta shpetoje Orkestra e Radio-Televizionit duke i gjetur nje hapesire ne programet artistike veprave pjeseve muzikore te shkruara per filmave te para 90-es.
Ne koncertin e hapjes se sezonit te dyte artistik me 13 shtator ne Akademine e Arteve Orkestra e Radio-Televizionit luan muziken e filmit Kur xhirohej nje film e krijuar nga Aleksander Peci.
Nga fondi muzikor shqiptar per kete koncert jane marre edhe krijime te Aleksander Lalos Jetmir Barbullushi ndersa nga fondi i huaj pjese nga Strauss
Dvorak dhe Moxart.
Muziken e filmit te Xhanfize Kekos e degjon me kenaqesi. Ka nje lirizem qe te hyn direkt ne shpirt dhe te shpie aty ku jane zhvilluar ngjarjet vlereson aktori Viktor Zhusti krijimin e kompozitorit Peci.
Zhusti eshte i vetmi qe mund te tregoje per filmin Kur xhirohej nje film 1981 me regji te Xhanfize Kekos. Regjisorja ka tri vite qe nuk eshte me aktorja Violeta Dede partnerja e Zhustit ne film nuk jeton ne Shqiperi kurse femijet jane shkeputur nga bota e kinemase.
Gentian Basha Genci femija protagonist ne film bashke me shoket e tij nuk ishin bije artistesh por u gjeten ne shkollat tetevjecare te Tiranes. Keko i perzgjodhi per lirshmerine qe tregonin ne marredhenie me te tjeret dhe per ciltersine e moshes.
Pervec ateliese se Kinostudios xhirimet u bene ne Pogradec dhe ne Dardhe te Korces nje vend i shfrytezuar nga kinemaja shqiptare. Femijet i kishim ne kujdes krijuam afeksion me ta. Ne nuk ishim kujdestare te tyre.
Ata ishin partnere te vertete ne film vijon me tej aktori.
Filmi nis me aventuren e nje grupi femijesh qe duan te xhirojne nje film. Ne fokus eshte historia vetjake e njerit prej tyre Gencit 7-vjecar i shqetesuar per problemet qe po kalon familja e tij. I ati Kujtimi Viktor Zhusti nuk arrin ta mirekuptoje perkushtimin gruas se tij Liljanes Violeta Dede ndaj punes. Duke iu referuar temave qe trajton filmi Viktor Zhusti shpjegon se filmi eshte per te rriturit dhe me pak per femijet.
Regjisorja zbulon aty ate qe nuk e shikojne prinderit ate qe nuk e vleresojne ne raportet qe krijojne me njeri-tjetrin dhe ate qe femija nuk ka force ta shpjegoje.
Me me interes per regjisoren eshte drama e te voglit sepse te rriturit jane vete pergjegjes. Ne film nuk u behet moral prinderve se cfare po bejne me jeten dhe marredhenien e tyre po cfare po bejne me jeten e femijes. Kamera e Kekos afrohet ne dhomen e Gencit dhe ne dialoget me femijet e tjere ai shfaqet i brishte dhe i lenduar.
Keko ishte nje njeri qe e njihte shume mire realitetin dinte cilat ishin plaget plage qe e lendonin familjen shqiptare dhe marredheniet shoqerore ne ate kohe.
Ato plage qe ajo evidentonte nuk shkaktonin buje komenton Viktor Zhusti i cili ka punuar me regjisoren Xhanfize Keko edhe per nje tjeter film qe rrok problemet sociale te Taulanti kerkon nje moter.
Ai eshte i mendimit se e vetmja regjisore grua qe pati kinematografia shqiptare se paku dri ne kete moment kur shkruajme nuk duhet vleresuar per temat qe zgjidhte ato ishin prekur edhe nga regjisore te tjere por per trajtimin e thelle qe i bente nje realiteti te brendshem njerezor dinamikes psikologjike.
Zhusti vlereson vertetesine si armen me te forte qe perdori Keko. Nje sy i mprehte qe zberthente karakterin e femijeve psikologjine dhe dramat e tyre. Kjo lloj kinemaje pelqehej edhe per faktin se nuk ben moral por ndergjegjeson dhe ka arritur te dale mbi moralin shoqeror te kohes shpjegon Zhusti.
Nje personazh i vecante ne film eshte Liljana roli i nenes i interpretuar nga aktorja Violeta Dede. Kolegu i saj ne film Viktor Zhusti sot nuk di shume per jeten e saj. Ne mendje ka vetem kujtimin e nje vajze te cilter gazmore qe dinte te komunikonte. Nje grua e re qe kerkonte pavaresine jo vetem ne film por edhe ne jeten e saj.
Violeta Dede ishte nje figure e pashfrytezuar nga kineastet e tjere ne ate kohe dhe te Kur xhirohej nje film ajo arriti te jape nje figure te plote e te vecante figuren e gruas se pavarur dhe ambicioze por qe i njeh deri ku duhet te shtrihen kufijte e saj. Zhusti kujton vetem marredhenie te ngrohta mes kolegeve ne kohen kur nuk kishte hyre akoma kontrata dhe njerezit i bashkonte mirekuptimi dhe mirebesimi.
Ne fund Zhusti i vlereson filmat e regjisores Xhanfize Keko per temat social-psikologjike qe trajtojne zberthimin qe u behet personazheve dhe vertetesine qe i percjellin shikuesit. Per kete arsye ata shikohen me deshire dhe sot. Nuk jane shume filmat qe i rrembejne vemendjen artistit 68-vjecar i cili e nuhat qe ne kuadrin e pare nje filmi skematik i cili sherben si vater propagande.
Ka filma qe nuk i sheh dot me.
Kane mbetur ne historine e kinemase shqiptare kane mbetur ne arkivin e saj por tani njerezit nuk i shohin dot me. Koha ka bere perzgjedhje e perfundon aktori Viktor Zhusti biseden per filmin Kur xhirohej nje film qe e ben te ndihet mire kur e sheh ne ekran.