E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Muzikës së Dhomës në Durrës, edicioni i XXI-të sjell për shtatë net artistë ndërkombëtarë

Për shtatë mbrëmje me radhë, Durrësi do të jetë kryeqendra e muzikës klasike. Edicioni i XXI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës ka ngritur siparin, duke sjellë në qytetin bregdetar artistë të njohur nga vendi , rajoni dhe evropa.

Atmosfera e festivalit u çel mbrëmjen e së martës  në ambientet e Muzeut Arkeologjik, ku publiku ndoqi interpretimin e Kuartetit “Arola” nga Zvicra, së bashku me sopranon Teuta Nicolet Dit Felix.

“Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës këtë radhë ka vendosur të hapë dyert drejt vendeve ku tashmë ndodhen turistët. Ne do të shkojmë pranë njerëzve që dëshirojnë jo vetëm të argëtohen me plazhin apo natyrën, por edhe me muzikën”, tha Nevila Kalaja, Drejtuese Artistike.

Ky aktivitet vlerësohet për promovimin e muzikës klasike dhe bashkëpunimin artistik ndërkombëtar.

“Është hera e parë që Zvicra merr pjesë me kuartetin “Arona” dhe me perla të Shqipërisë. Pra, do të kemi këngë shqiptare tradicionale të përshtatura për muzikën e dhomës, dhe kjo është me rëndësi për këtë festival”.

Përmes këtij festivali, Durrësi jo vetëm promovon traditën e muzikës klasike, por vjen si një destinacion ku  historia, kultura dhe arti ndërthuren bukur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›