E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja Plenare e Eurimages në Cinecittà, e pranishme dhe Shqipëria

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Bordi i drejtimit të Eurimages zhvilloi mbledhje Plenare në Romë në studiot e Cinecittà, me ftesë të “Direzione Generale Cinema e Audiovisivo” të Ministrisë italiane të Kulturës.

Shqipërinë e përfaqësoi Majlinda Tafa, përgjegjëse e Sektorit të Promovimit në QKK, si përfaqësuese e sapoemëruar në Eurimages.

Temat kryesore përfshinin:

  • Shqyrtimin e kërkesave për anëtarësim në fondin e Eurimages
  • Diskutimin mbi sistemin e vlerësimit të projekteve dhe strategjinë e fondit për të ardhmen e afërt
  • Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit Ekzekutiv të fondit

Si pjesë e mbledhjes, sekretaria e Eurimages organizoi një sesion të dedikuar prezantimi dhe rrjetëzimi për producentët italianë, duke vënë në dukje mundësitë dhe mekanizmat e mbështetjes të fondit.

Aktualisht, Eurimages ka 39 shtete anëtare me të drejta të plota nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe Kanadaja si anëtare e asociuar. Duke qenë se Shqipëria është anëtare e Eurimages, producentët shqiptarë mund të aplikojnë për mbështetje për bashkëprodhime filmike ndërkombëtare, sipas rregullave të fondit.

1 nga 9

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›