E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i fëmijëve në Shkodër, i pranishëm ambasadori Sequi

Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane, Ettore Sequi ka qene ne Shkoder ne naten e dyte te Festivalit Mbarekombetar te Kenges per Femije.
 

Sequi ka qene i ftuari i radhes se ketij festivali, ku pervec se ka pershendetur te pranishmit ka dhene edhe nje cmim per Drejtorin e festivalit. Gjate fjales se tij, Sequi ka deklaruar se femijet dhe kenga e afrojne me teper Shqiperine me Europen.
 

Ne qytetin e Shkodrës nisi mbrëmjen e së mërkurës Festivali i 50-të Mbarëkombëtar i Këngës për Femijë, një aktivitet që do të shoqërojë qytetin verior për tre ditë me radhë.
 

Festivali i 50-te Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë organizohet nga Bashkia e Shkodrës, Qëndra e Kulturës së fëmijëve, Shoqata Shpirti Artistik i Shkodrës, RTV Shqiptar, me mbështetjen e MTKRS, Ministrisë së Arsimit dhe Shkences, Drejtorisë rajonale Arsimore të Shkodrës, nën kujdesin e Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.  
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›