Inflacioni sërish në rritje, INSTAT: Çmimet në qershor u ulën

Ulen cmimet në krahasim me një muaj më parë, por rriten ndjeshëm në krahasim me një vit më parë. Sipas raportit të INSTAT cmimet e ushqimeve janë rritur me 2.7 përqind në krahasim me qershorin e 2011. Nëngrupi i transportit me 3.2 përqind, shëndeti me 3.2 përqind si dhe me 1.3 përqind ujë, qera dhe lëndë djegëse.
E megjithatë në krahasim me një muaj më parë sipas raportit të INSTAT cmimet janë ulur. Për qershorin nëngrupi zarzavate përfshirë dhe patatet kanë pësuar uljen më të madhe me 12.2 përqind. Specialistja e sektorit të cmimeve pranë INSTAT, Irena Lumi, sqaroi ndër të tjera se gjatë muajit qershor ka pasur edhe një ulje të cmimit të karburantve përkatësisht nafta me 2.7 përqind dhe benzina me 2.2 përqind.
Inflacioni për muajin qershor ndërkohë arriti në shifrën e 2.2 për qind, duke shënuar një tendencë rritje. Ndërkohë që në 5 mujorin e parë të vitit ky tregues ka qenë nën 2 përqind.