Has, bien në kontakt me korentin, vdesin babë e bir

Babë e bir kanë gjetur vdekjen paraditen e sotme në Has pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vranisht, ku shtetasit Isuf dhe Kreshnik Marreku përkatësisht 69 dhe 30 vjeç ishin duke montuar në pompë uji por kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike duke gjetur vdekjen e menjëhershme
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policies të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave te kësaj ngjarjeje.