Festivali i monodramës “Monoakt” - leksion për artistët kosovarë
22/04/2009 Shfaqja shqiptare cilësohet më e mira
Pas katër ditëve festivali i monodramës “Monoakt”, i mbajtur në disa qendra të Kosovës, ka përfunduar mbrëmjen e së hënës me ndarjen e çmimeve.
Shtatë trupa teatrore nga vende të ndryshme, si Italia, Gjermani, Shqipëria, Rumania, Maqedoni dhe Kosova, kanë pasur një konkurrencë relativisht të fortë në këtë zhanër të artit dramatik. Juria e përbërë nga personalitete të shquara të jetës teatrore: Nina Mazur (Gjermani), Ursula Werderberg (Zvicër), Miho Gjini nga Shqipëria, Ahmet Jakupi nga Maqedonia dhe aktori Ismet Azemi nga Kosova, unanimisht janë përcaktuar të ndajnë edhe një çmim të paparaparë më herët: çmimin “Nderi i qytetit Pejës”, i cili i është dhënë trupës teatrore nga Italia për shfaqjen performancë “La manic he non mordi”.
Më pas janë ndarë edhe çmimet e tjera.
Shpërblimi i medieve i është dhënë shfaqjes “The dreams of Fedra” nga Gjermania me regji të Konstanze Ullmer dhe performancë të akores Gaby Schelle.
Në kategorinë për aktoren më të mirë çmimin e ka rrëmbyer aktorja e mirënjohur nga Kosova Sheqerie Buçaj për interpretimin e saj në shfaqjen kosovare “Shumë urime për ty”.
Çmimi tjetër, po aq i rëndësishëm, ai për aktorin më të mirë, me një vendim unanim të jurisë i është dhënë njërit prej aktorëve më të mirë që ka skena kosovare: Mentor Zymberaj, për performancën e tij në shfaqjen “Aktori në kuti”, prodhim i shtëpisë për film dhe tatër “Akt” nga Prishtina.
Vëmendja e artëdashësve ishte fokusuar te shfaqja më e mirë, apo siç është quajtur “Shpërblimi special i mbrëmjes”, çmim që iu nda shfaqjes nga Shqipëria “Legjenda e pianistit” të regjisorëve Dritan Boriqi dhe Sajmir Ahmeti, me interpretim të vetë Dritan Boriçit me Gent Rushin në cilësinë e pianistit të shfaqjes.
Festivali i monodramës “Monoakt”, i pari i kësaj natyre që organizohet dhe mbahet në Kosovë, vlerësohet i suksesshëm. Rabije Kryeziu, aktore e re dhe udhëheqëse artistike e festivalit, ka bërë të ditur se festivali ka arritur parashikimet dhe se vitet e tjera do të bëhen tentativa që të perfeksionohet edhe më shumë dhe të jetë edhe më atraktiv për artdashësit, me më shumë shfaqje nga vende të ndryshme evropiane. Gjatë gjithë kohës së festivalit trupat pjesëmarrëse nga vende mysafire kanë pasur rastin të vizitojnë edhe disa institicone dhe vende anekënd Republikës së Kosovës. E veçanta e festivalit ka qenë ideja që t’i ngjasojë një teatri lëvizës dhe shfaqjet të jepen në qendra të ndryshme.