Klosi: Fatura e dështimit të procesit do t’i takojë Berishës
22/04/2009 Partia Socialiste këmbëngul për heqjen e “takës së votës”
Partia Socialistë nuk heq dorë nga kërkesa për heqjen e “taksës së votës”. Përfaqësuesit e kësaj partie nuk reshtin së apeluari në realizimin e kësaj kërkese dhe për këtë qëllim për çdo ditë janë të pranishëm në komunikimet e tyre me mediet, ku përveç presioneve dhe ultimatumeve për qeverinë “Berisha” nuk harrojnë t’i ritheksojnë asaj se në rast dështimi të procesit përgjegjësia do të ishte vetëm e mazhorancës. Kështu, gjatë ditës së djeshme sekretari organizativ në PS Blendi Klosi, duke rikujtuar se vetëm 68 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e qershorit, vendi ndodhet ende larg kushteve të nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. “Nëse kjo qeveri do të vazhdojë të aplikojë ‘taksën e votës’, do të marrë mbi vete dështimin e shkatërrimit të një procesi zgjedhor, vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë”, - u shpreh Klosi, duke dhënë në këtë mënyrë qëndrimin e radhës të partisë që ai përfaqëson. Në këtë mënyrë, duke pasur si kryeçështje të ditës pikërisht kartat e identitetit, Klosi vuri në dukje se “ende sot, 68 ditë nga zgjedhjet e qershorit, më shumë se 500 mijë votues mbeten pa mjet identifikimi dhe si pasojë të përjashtuar nga e drejta për të votuar”. Gjithashtum në kundërvënien e tij ndaj mazhorancës qeverisëse, deputeti socialist vlerësoi se “në vitin 2009 qeveria shqiptare aplikon ‘taksën e votës’ mbi votuesit e saj, një taksë e cila u privon votuesve shqiptarë të drejtën e tyre, të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtën e votës”. Duke i mëshuar më tej procesit për shpërndarjen e kartave të identiteti, Klosi kujtoi se “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vota është falas. Në vendet e Bashkimit Europian vota është falas. Në Shqipëri vota sot nuk është falas. Liria nuk duhet të kushtojë në asnjë vend të botës, as në Shqipëri”.
Kërkesa
Partia Socialiste kërkon që çdo votues pa pasaportë të pajiset falas deri në zgjedhje me kartë identiteti, si mjeti i vetëm për të votuar dhe për të shmangur manipulimet, funksionet e tjera të kartës së identitetit të trajtohen pas përfundimit të zgjedhjeve. Ky akt, sipas saj, duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i kësaj jave, sepse pranimi i heqjes së kësaj “takse” kur nuk do të kishte më kohë fizike për të kryer aplikimet, do të ishte veprimi hileqar i radhës për të mashtruar kryesisht partnerët ndërkombëtarë dhe për arritur të njëjtin synim, por këtë radhë duke përdorur mungesën e kohës. Për socialistët arsyeja e vërtetë për heqjen e kësaj “takse” lidhet me varfërinë. Ndërkohë që pak ditë më parë selia rozë bëri të qartë qëndrimin e saj lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti, duke paralajmëruar se nuk mund të ketë zgjedhje, po qe se edhe një shqiptar nuk arrin të votojë për shkak të “taksës së votës”.
Minxhozi për Rrugën e Arbrit
“Premtimi i pambajtur i kësaj qeverie”
Deputeti socialist Qemal Minxhozi reagoi dje lidhur me një nga premtimet e qeverisë “Berisha”, e konkretisht për Rugën e Arbrit. “Në programin e qeverisë së maxhorancës Rruga e Arbrit përbënte një prioritet në investimet në zonën Verilindore të vendit. Para 2-vjetësh u alokuan fondet për 3 lote në një segment prej 17.3 km. U hartuan planet dhe grafikët e rastit, që nuk u zbatuan kurrë. Ritmet e rrugës janë të ulëta, ka zëra ekspertësh se në disa segmente nuk është mbajtur parasysh segmenti i Rrugës reale të Arbrit, pasi ka vetëm zgjerim rruge. Ishte folur që rruga do të vijonte edhe në drejtim të Matit dhe Tiranës, por nuk po përfundon segmenti që ka filluar”, - u shpreh Minxhozi. Sipas tij, Partia Demokratike ka hyrë në fushatë elektorale duke dhënë disa miniprojekte rrugësh e fshatrash në Qarkun e Dibrës me gjatësi 2-4 km. “Përpara se të bëjë këtë, ajo të financonte riparimin dhe asfaltimin e rrugës Milot–Bulqizë, një aks i rëndësishëm, që u shërben 185 mijë banorëve të rretheve Mat, Bulqizë e Dibër. Meqë flasim për këtë rrugë, qeveria të penalizojë firmat që kanë punuar para një viti në riparimin apo asfaltimin e 15 km rrugë. Puna pa përgjegjësi është më se evidente, po kaq evident është dhe korrupsioni, pasi cilësia lë shumë për të dëshiruar”, - deklaroi deputeti socialist.
PSD në Lezhë, prezanton kandidatin Mark Përlleshi
Gjinushi: Fitorja do t’i takojë së majtës
Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi zhvilloi një takim me simpatizantë e mbështetës socialdemokratë në qarkun e Lezhës, ku hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore në këtë qark. Gjatë këtij takimi kreu socialdemokrat prezantoi kandidatin e kësaj partie për zgjedhjet e qershorit 2009, Mark Përlleshi. “Hapim së bashku fushatën zgjedhore në qarkun e Lezhës me bindjen se fitorja do t’i takojë së majtës; do t’i takojë PSD-së . Lezha dhe PSD-ja janë përcaktuese për fitoren e qershorit. Ne si parti kemi një rol të veçantë në fitoren e së majtës në kuadër të bashkimit dhe bashkëpunimit të ri me PS-në, por qarku i Lezhës është ai që do të përcaktojë që e majta të ketë mbi 71 deputetë në zgjedhjet e qershorit, duke mos u dhënë shpresë atyre që presin të bëjnë pazare paselektorale”, - vuri në dukje Gjinushi gjatë fjalës së tij. Madje, po në këtë linjë, kreu i PSD-së u bëri thirrje votuesve të majtë “të votojnë PSD-në, të votojnë partinë e bashkimit të ri, bashkimit për ndryshim, bazë e të cilit është bashkëpunimi ynë me PS-në”. Sipas Gjinushit, “PSD-ja i ka qëndruar gjithnjë së majtës, PSD-ja nuk ka zhgënjyer asnjëherë votuesit e saj, PSD-ja nuk ka mashtruar, PSD-ja e ka luftuar korrupsionin edhe kur ka qenë në qeveri, edhe kur është jashtë qeverisë. Ne u kemi thënë votuesve të vërtetën”.
Lidershipi i LSI-së rithekson pozicionin e saj përballë PS-së Meta: Ne jemi drejtues të një koalicion
Kreu i Lëvizjes Socialsite për Integrim ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni paraelektoral me Partinë Socialiste. Një qëndrim i tillë erdhi si një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së bërë dy ditë më parë nga numri dy i selinë rozë Gramoz Ruçi, sipas të cilit PS-ja do të bëjë koalicion me LSI-në vetëm nëse kjo e fundit kërkon falje për përbaltjen që i ka bërë deri tani lidershipit socialist. Referuar një deklaratë të tillë, Meta vuri në dukje dje në mënyrë të qartë se tashmë koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialiste nuk do të jetë i mundur. “Ne drejtojmë një koalicion që do të jetë fitues në zgjedhjet e 28 qershorit. Ky është mesazhi ynë për t’u gjetur sa më pranë njerëzve që na besojnë”, - nënvizoi Meta lidhur me këtë çështje. Po gjatë ditës së djeshme, kreu i kësaj partie bëri një takim me banorë të komunitetit të Laprakës në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Meta premtoi se me ardhjen në pushtet të LSI-së ajo do të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë. Kështu, ndalur tek ajo shtresë e shoqërisë shqiptare që përfiton të ardhura të pakta mujore, Meta vuri në dukje: “Si ekonomist dhe si politikan unë dua t’ju siguroj se ne kemi një plan të qartë konkret dhe të efektshëm për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie. Në këtë drejtim ne do të rishikojmë politikën e taksave për të ardhurat e individit, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë të reja në muaj.”
Më pas, duke shpjeguar programin e LSI-së, kreu i kësaj partie shtoi se “Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të ndjekë politika të tjera, të cilat kanë të bëjnë me uljen e ndjeshme të TVSH-së, sidomos për dymbëdhjetë produktet bazë të ushqimit, gjë që do ndihmojë në uljen dhe në stabilizimin e çmimeve”.