Festivali i te Rinjve ne edicionin e 7-te te tij
“Festivali Teatror i të Rinjve 2011” në edicionin e tij i 7-të do të çelet zyrtarisht mbrëmjen e së ejntes me shfaqjen “Kaligula” të regjisores Esmeralda Stafa, e cila ndryshe nga gjashtë artistët e tjerë të cilët kanë patur mundësi të shfaqin pjesët e tyre për publikun, natën e premierës është edhe në konkurrim.
Vasian Lame kryetari i jurisë na bën me dije se “do të këtë analizë për realizimin e festivalit si dhe dy shfaqjet më të mira të vlerësuara nga juria do të jenë pjesë e repertorit të Teatrit Kombëtar”.
Ndërkohë që përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Herida Duro thotë se “artistët kanë patur në dispozicion hapsirat dhe fondet e duhura për të vënë shfaqjet në skenë”.
Përmbyllja e festivalit teatror e të rinjve do të jetë pas shfaqjes të pjesëve konkuruese ku do të realizohet një mbrëmje gala festive që do të realizohet nga fituesja e vjetshme e edicionit të gjashtë.