PS ne fuqi kodi i heshtjes
Ligjvënësit dhe zyrtarët socialistë janë urdhëruar nga kryetari Edi Rama, të mos flasin për mediat, pas çdo mbledhjeje të kryesisë apo grupit parlamentar. Përmes këtij vendimi kryesocialisti rrit akoma më shumë autokracinë në forcën politike që drejton.
Rama, ai që dikur fliste për për lirinë e fjalës dhe të shprehjes së mendimit, me një vendim të paprecedentë ka mbuluar me një terr informativ selinë e Partisë Socialiste. Asnjë deputet apo zyrtar i forcës më të madhe politike në opozitë, nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat, duke zbatuar urdhërin politik të kryetarit Rama. Nëse e kundërta do të ndodhte, ata rrezikonin të njëjtin fat si Kastriot Islami, përjashtimin.
Rasti i përjashtimit të Islamit nuk është i vetmi në Partinë Socialiste, në kohën Rama.
Përjashtimet apo spostimet e detyruara gjatë viteve të fundit kanë qenë të shumta. Flitet për themelues të partisë, njerëz me kontribute dhe personalite të kësaj force politike, janë mënjanuar dhe çdo mendim kundër politikës së kryesocialistit Rama, merr si kundërpërgjigje sulme, akuza dhe linçime nga kryesocialisti dhe njerëzit e tij të afërt. Rasti i ish-Presidentit të Republikës, Rexhep Meidani, është më flagranti.
Pavarësisht situatës, deputeti Andis Harasani, i cili mungoi në mbledhjen e grupit socialist, ku u vendos përjashtimi i Islamit, për arsye se nuk ndodhej në Shqipëri, ka kundërshtuar vendimin e skajshëm.
Vendimi për të mbyllur gojën para mediave, është një tregues tjetër i mungesës së transparencës në Partinë Socialiste, që kur në drejtimin e saj është Edi Rama.