E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe per ish-presidentin Vaclav Havel

Çekët e kanë nderuar ish-presidentin, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë dje në moshën 75 vjeçare. Lule dhe qirinj janë ndezur në qendër të Pragës dhe në qytete të tjera të vendit . Presidenti çek Vaclav Klaus, një ish- rival i Havelit, e quajti atë "simbol i epokës së re të shtetit çek".
Ngushllime për vdekjen e Havelit kanë arritur nga mbarë bota, ndërsa mediat çeke kanë raportuar se ai pritet të varroset të premten.
Presidenti amerikan Barak Obama tha se Havel kishte "ndihmuar vendin drejt një Evropë demokratike".
Republika Çeke ka vendosur një javë zie dhe qindra qirinj janë ndezur në sheshin “Ëenceslas”, një herë pikë qendrore e "revolucionit të kadifejte " që permbysi regjimin komunist të vendit.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se Republika Çeke kishte humbur "një prej patriotëve të tij të medhenj "."Franca ka humbur një mik, dhe Evropa ka humbur një nga njerëzit e saj mençur," tha ai.
Havel mori famë ndërkombëtare si një dramaturg disident në vitet 1970 me përfshirjen e tij me manifestin të drejtave të njeriut e quajtur “Karta 77”.
Pas rënies së komunizmit në fund të vitit 1989, ai u zgjodh president me kabinetin e koalicionit të përkohshëm. Ai u zgjodh presidenti i parë i Republikës Çeke në janar 1993, duke shërbyer deri në vitin 2003 kur ai dha dorëheqjen pasi shëndeti i tij u përkeqësua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›