E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i te Rinjve zgjidhen shtate fituesit e teatrit

Nga 13 projekte qe konkurruan prane Teatrit Kombetar jane shpallur gjashte fitues dhe nje cmim inkurajues. Juria e perbere nga Rajmonda Bulku Erion Kame dhe Herida Duro kane shpallur dje rezultatet. Fondi i vene ne dispozicion per realizimin e ketyre veprave eshte rreth 4 milione leke te vjetra

Fituesit e konkursit per regjisoret e rinj te teatrit me ne fund jane shpallur. Komisioni vleresues i perbere nga aktorja Rajmonda Bulku regjisori Erion Kame dhe Herida Duro shefe e sektorit te promovimit te artit ne Ministrine e Kultures kane shqyrtuar dosjet konkurruese te paraqitura prane Teatrit Kombetar. Fitues jane shpallur Rozina Kostani me Perse nuk rri per mengjes nje komedi nga Gene Stone dhe Ray Cooney Sonila Kapedani me dramen e Haqif Mulliqit Per mua ate dhe te tretin Andia Xhunga me vepren Andi dhe Normani te Neil Simon Elma Dorezi me Lets have sex te Valentin Krasnogorov Luljeta Hoxha me Huadhenesit e August Strindberg Najada Elmazi me Muzika 2 te Marguerite Duras. Vec gjashte projekteve fituese komisioni i vleresimit ka dhene edhe nje cmim inkurajues per Klodiana Kadillarin e cila ka konkurruar me Pikellim dhe dashuri nje monodrame per Nene Terezen shkruar nga ajo vete dhe Fahri Hysaj. Konkursi u shpall ne fillim te muajit gusht ne Teatrin Kombetar. Atekohe u be e ditur se buxheti per kete edicion te gjashte ishte rreth 4 milione leke te reja dhe se do te zgjidheshin kater projekte fituese. Ne fakt rezultati nuk ka qene i tille. Nga 13 projektet qe jane paraqitur per konkurrim ne Teatrin Kombetar kane fituar me shume se gjysma. Do te jene po keta emra qe do te perfshihen ne nje faze te mevonshme ne konkurrim me njeri-tjetrin per cmimet e edicionit te gjashte te Festivalit Teatror te te Rinjve. Regjisoret e rinj disa prej tyre edhe fitues te edicioneve te shkuara te ketij konkursi zgjodhen vepra bashkekohore dhe gjini te ndryshme teatrore per te sprovuar veten. Drama komedi monodrama duke tentuar tu shmangen veprave te veshtira te autoreve te njohur te tille edhe per regjisoret profesioniste te cilet i kemi hasur ne festivalet e shkuar. Mes veprave konkurruese edhe dy-tri drama shqipe. Fituesit do te fillojne provat e shfaqjes te cilat do te ngjiten vecmas ne Teatrin Kombetar e pastaj se bashku ne nje jave te Festivalit Teatror te te Rinjve. Nje juri e dyte do te ngrihet per te shpallur fituesit e festivalit. Ndryshe nga vitet e shkuara menyra e shperblimit te tyre ka ndryshuar. Herida Duro shefe e sektorit te promovimit te artit prane MTKR-se ka shpjeguar me pare se fituesit e shpallur nga Festivali i te Rinjve qe mendohet te jene tete nuk do te marrin si me pare nje shume monetare p.sh. 1 milion leke te vjetra. Nga shtatori 2010 deri ne dhjetor te 2011-s keta fitues do te behen pjese e organikes se Teatrit Kombetar. Do te punojne dhe do ti pergjigjen cdo lloj angazhimi te institucionit. Nderkaq regjisoret e rinj duhet te fillojne te punojne seriozisht pasi kete vit shpallja e konkursit dhe e fituesve eshte shtyre ne kohe.

Fituesit

1. Rozina Kostani
2. Sonila Kapedani
3. Andia Xhunga
4. Elma Dorezi
5. Luljeta Hoxha
6. Najada Elmazi
Klodiana Kadillari - Cmim inkurajues

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›