Shqiperia ne alarm perpara Euro 2012 demtohet Curri
Kur gjithcka dukej se po shkonte me se miri Kombetarja shqiptare ka marre nje goditje te forte. Mbrojtesi Debatik Curri eshte demtuar rende ne gju dhe sipas diagnozes fillestare pritet te qendroje rreth pese ose gjashte muaj jashte fushave te lojes. Lajmi eshte konfirmuar nga burime zyrtare te klubit turk Genclerbirligi ne te cilin lojtari eshte transferuar gjate merkatos se veres. 26-vjecari eshte nje humbje e madhe per perfaqesuesen e drejtuar nga Josip Kuzhe ne prag te ndeshjeve eliminatore te Euro 2012 kunder Bosnje-Hercegovines dhe Bjellorusise.
Curri eshte demtuar gjate stervitjes se djeshme me skuadren e tij ai ka keputur ligamentet e gjurit te djathte. Mjeku i Genclerbirligise doktori Savash Kudash beri te ditur se mbrojtesi do ti nenshtrohet detyrimisht nderhyrjes kirurgjikale. Kuqeziu pritet te futet ne sallen e operacionit gjate javes se ardhshme ndersa prej ketij demtimi ai do te humbase pjesen me te madhe te sezonit. Curri ka demtuar ligamentet e gjurit dhe per kete arsye duhet te operohet. Ky eshte nje demtim serioz te gjithe e kane te qarte per kete arsye mendoj se ndoshta gjate javes se ardhshme lojtari do ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale. Ne raste te tilla eshte e veshtire te flasesh per nje periudhe te sakte per rehabilitimin e plote megjithate Debatiku do te jete i detyruar te qendroje te pakten 5-6 muaj jashte fushes konfirmoi Kudash.
Demtimi serioz ne gju dhe mungesa e gjate e Currit do ti shkaktoje dhembje koke trajnerit Kuzhe. Kjo per faktin se 26-vjecari ishte shnderruar ne nje siguri per mbrojtjen e Shqiperise. Gjate ketyre muajve te fundit ai dhe Lorik Cana jane shnderruar ne lojtare vendimtare ne repartin difensiv ndersa nje pjese e konsiderueshme e merites per ecurine e mire te Kombetares u takon pikerisht ketyre dy lojtareve. Ne shtate ndeshjet e fundit pese miqesore dhe dy zyrtare gjate te cilave jane regjistruar dy barazime dhe pese fitore kuqezinjte kane pesuar vetem nje gol. Ate rrjete Shqiperia e pesoi ne barazimin 1-1 ne fushen e Rumanise me 3 shtator ndersa pas fitores ne Tirane me Luksemburgun perfaqesuesja jone kryeson Grupin D me 4 pike. Por me demtimin e Currit tashme Kuzhe duhet te arnoje mbrojtjen ne prag te sfidave eliminatore me Bosnje-Hercegovinen me 8 tetor ne Tirane dhe Bjellorusine me 12 tetor ne Minsk. Pas ketij demtimi ne rastin me te mire mbrojtesi kuqezi pritet te rikuperohet plotesisht ne mars te vitit 2011 per te luajtur vetem ne dy muajt e fundit te sezonit.
Per dy sfidat eliminatore te radhes Shqiperia mund te perdore disa alternativa aktivizimi i Armend Dallkut ne qender Admir Teli titullar perkrah Canes ndersa nuk perjashtohet edhe rikthimi i mundshem i Elvin Beqirit. Nese gjithcka shkon mire Debatik Curri mund te shpresoje qe te luaje ne ndeshjen e peste te Euro 2012 kur me 26 mars 2011 perfaqesuesja kuqezi do te prese ne Tirane Bjellorusine.