E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplaset me ambulancën, 6 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç ku për pasojë 6 persona kanë humbur jetën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Derven ku një makinë tip benz është përplasur me një ambulancë dhe për pasojë kanë humbur jetën 5 të rinj dhe shoferi i ambulancës. Sipas informacioneve ambulanca vinte nga Laçi ndërkohë që makina me 5 të rinjtë vinte nga Tirana dhe të dyja janë përlasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar këtë tragjedi. Sipas burimeve, një nga viktimat është drejtuesi i autoambulancës, shtetasi Vlash Suti, dhe viktimat që ndodheshin në makinë janë shtetasit Ili Murati 15 vjeç, Eri Murati 17 vjeç, Artan Alushi 30 vjeç dhe Indrit Kaçi 18 vjeç ndërkohë që një person ende nuk është identifikuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit që mendohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›