E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali për regjizorët e teatrit, Loriz Terezi fiton çmimin e parë

Lorin Terezi fiton çmimin e parë në festivalin për regjizorët e teatrit për të rinjtë, me shfaqen "koleksioni i qelqtë". Kjo pjesë rrëfehet nga Tom Ëingfilld i cili është personazhi kryesor i pjesës. Ngjarjet zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1937, në periudhën më të vështirë të saj.
Çminin e dytë e mori Kliton Hoxha me "Vdekja dhe virgjëresha", e ndërsa aktorët më të mirë u shpallën Erjeta Cufaj dhe Eri Shehu. Këtë vit në mungesë të fondeve, për fituesit çmimin nuk është shoqëruar me një vlerë financiare, por dy shfaqet më të mira do të bëhen pjesë e repertorit të teatrit kombëtar. Në garë për çmimin e parë ishin 6 pjesë, "Kaligula" me regji të Esmeralda Stafës, "Parrugëdalje" nga Erlis Mataj,"Shoë Time", Armela Demaj, dhe "Oh ato ditë të lumtura" Redian Mulla.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›