Stefanoviç: Plani i Ahtisaarit ofron shumë pak për serbët

“Marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel nuk janë ideale, por kanë qenë të vetmet të mundshme në rrethana të tilla”.Kështu ka deklaruar shefi i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanovic.
“Me ato marrëveshje kemi mbrojtur edhe interesat kombëtare edhe Kushtetutën dhe qëndrimin tonë rreth statusit të Kosovës”, ka deklaruar Stefanovic në një bisedë me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd.
Ai i ka komentuar edhe deklarimet e opozitës serbe, sipas të cilave, me këto marrëveshje Serbia e ka njohur Kosovën, duke thënë se deklarime të tilla paraqesin një lojë me fatin e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Sipas Stefanovic, Plani i Ahtisaarit ofron shumë më pak nga ajo që serbët, sidomos ata që jetojnë në veri të Kosovës, e kanë aktualisht.