E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali që rikthehen në Tiranë shqiptarët e famshëm në skenat e botës (FOTO)

—-Nga Anisa Ymeri—-

Tiranë- Hapat e parë i kanë hedhur në skenat e Tiranës por famën e kanë prekur në skenat ndërkombëtare e sot janë jo pak të zëshëm. Pas dekadash që nuk interpretojnë në vend, 4 instrumentistë shqiptarë bëhen bashkë në një festival që kanë vendosur ta pagëzojnë ‘Different Trains’ e që do të nisë fundjavën e ardhshme nga skena e Universitetit të Arteve.

Për ta shndërruar në një festë të madhe, ata kanë ftuar edhe 3 instrumentistë të tjerë me të cilët ndër dekada kanë punuar në skenat më të mëdha të botës. Violinistët Tedi Papavrami, Klajdi Sahatçi, Dorian Xhoxhi dhe violonçelisti Vlorent Xhafaj vijnë në Tiranë me 3 koncerte programi i të cilëve është përgatitur enkas për skenat e kryeqytetit shqiptar ku edhe do të mbahen koncertet.

Andrea Rebaudengo

Vlorent Xhafaj tregon pak detaje të festivalit të tyre ‘Different trains’ i cili është veçse një nismë e tyre. ‘Luajmë në skenat e botës, qameti 2 prej nesh edhe kemi interpretuar me njëri-tjetrin në skena të ndryshme po asnjëherë nuk kemi luajtur bashkë ndaj edhe vendosëm që të vijnë më Tiranë, këtu ku e kemi nisur rrugëtimin tonë për të luajtur të gjithë bashkë. E titulluam kështu festivalin sepse ngjan e gjithë kjo me një stacion të madh treni ku takohen njerëzit pasi vijnë nga drejtime të ndryshme e po në drejtime të ndryshme shkojnë. Kështu janë edhe rrugët tona”-thotë violonçelisti Xhafaj.

Vlorent Xhafaj

Artisti shqiptar rrëfen gjithashtu se repertori është përzgjedhur me kujdes dhe ky i këtij festivali është një program vetëm për publikun shqiptar por i përbërë nga disa prej pjesëve që ata i pëlqejnë më shumë.

Xhafaj në koncert

Ata do të sjellin Mozart, Mahler, Brahms, Shostakoviç, Claude Debussy, Dvorák etj. Me kërshëri pritet interpretimi i violinistit Papavrami dhe pianistit Guy të famëmadhes Sonata n. 9, op. 47  ”Kreutzer sonata” nga Beethoven.

Francois Frederic

Vlorent Xhafaj i cili është marrë me të gjitha detajet e organizimit të këtij festivali thotë se emocionet janë jo të pakta për artistët sepse një pjesë e tyre kthehen në Tiranë pas dekadash.

Po cilët janë këta artistë që do të sjellin 3 ditë koncerte në Tiranë me një repertor të jashtëzakonshëm që e kanë ngjitur në skenat më të mëdha të botës?

Joaquín Riquelme García (Hoakim Rikelme Garsia) luan në violë dhe prej vitit 2010 është anëtar i Filharmonisë së Berlinit. Pianisti Francois-Frederic Guy (Gi) është një ndër më të famshmit në të gjithë botën, në Tiranë vjen për të interpretuar me Tedi Papavramin dhe luan rregullisht 32 sonatat e Beethoven. Violinisti shqiptar Tedi Papavrami gjithaq tepër i famshëm në botë. Klasjdi Sahatçi vjen në Tiranë për të luajtur me një Stradivarius dhe ka interpretuar me orkestra të mëdha evropiane. Pianisti Andrea Rebaudengo ndër të tjera është pedagog ‘Açademia del Suono’ në Milano. Violonçelisti Vlorent Xhafaj aktualisht ka një kontratë me Orkestrën famëmadhe simfonike të Sydney-t. Violinisti Dorian Xhoxhi është pjesë e Orkestrës Filarmonike të Berlinit.

Joaquin Riquelme Garcia

Artistët shqiptarë kanë menduar që në të tre koncertet e festivalit ‘Different Trains’, hyrja të jetë e lirë. Koncerti i parë i festivalit do të mbahet më 7 dhjetor në Universitetin e Arteve, i dyti më 9 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit për t’u rikthyer sërish më 10 dhjetor në Universitetin e Arteve.

Koncert madhështor

“La Scala”

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›