Trukimet në futboll, Shqipëria rendidet më e korruptuara në Evropë
Tiranë- Në një analizë së një prej shoqerive italiane lider në monitorimin e kuotave dhe të ardhurave të ndeshjeve, SportRadar, futbolli shqiptar është në krye të klasifikimit sa i takon trukimit të rezultateve për mbarë Evropën.
Sipas raportit alarmant në afro tre vitet e fundit, nisur nga qershori i vitit 2009 e deri në nëntor 2012, ndeshjet e manipuluara në Shqipëri e rendisin futbollin tonë si më të korruptuarin, me plot 97 ndeshje të fiksuara.
SportRadar nuk dëshiron të japë detaje se cilat pikërisht ishin ndeshjet e fiksuara. Pas nesh renditet Italia fqinje me 70 ndeshje të trukuara. Përkatësisht në 20 Seria A, 36 Seria B e 14 LegaPro (gjashtë kampionate në total).
Duke u ndjekur më pas nga Moldavia me 66 ndeshje të trukuara, Estonia me 46 të tilla, Greqia me 45, Rusia 42 dhe Maqedonia 37. Në fund të klasifikimit renditet Belgjika me vetëm një të tillë, e përpara ka Francën dhe Holandëm me vetëm dy ndeshje të trukuara.
Një zhgënjim i madh për të gjithë profesionistët e futbollit shqiptar pas analizmit të qindra ndeshjeve në kontinentin evropian, përfshirë të gjitha vendet. Mostra e SportRadar përfshin 143.472 takime e 596 liga të ndryshme dhe kampionate.
Më poshtë Gazeta IDEA po rendit vendet me futbollin më të korruptuar në Evropë, sa i takon ndeshjeve të fiksuara në tre vitet e fundit:
1. Shqipria 97 ndeshje
2. Italia 70
3.Moldavia 66
4.Estonia 46
5. Greqia 45
6. Rusia 42
7. Maqedonia 37
8. Bullgaria 35
9. Letonia 31
10. Lituania 31
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: