E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali tradicional i demavetë Pamplonë-s huazohet në SHBA

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } SHBA - Pamjet janë të zakonshme si çdo vit në Pamplona të Spanjës, por kësaj radhe jemi në Petersburg të shtetit amerikan Virxhinia. Festivali i demave është hera e parë që zhvillohet në këtë vend dhe është frymëzuar nga eventi tradicional vjetor i vrapimit të demave të San Ferminos në Spanjë dhe ka tërhequr më shumë se 3000 garues nga e gjithë Shtetet e Bashkuara. 

Një numër i caktuar i demave luftarakë u lejuan të lëvizin në një fushë gjigande sporti mbushur me njerëz të cilët u nxitën të hyjnë në një rreth të demave. Në hapje të festivalit ishin të pranishëm mijëra amerikanë dhe turistë me fanela të bardha dhe shalle të kuqe. 

Gjithashtu të pranishmit u dëfryen duke i hedhur qindra tonelata domate njëri-tjetrit. Larja në lëngun e domateve për banorët lokalë dhe vizitorët e këtij festivali ishte një kënaqësi e vërtetë. 

Festivali i Demave në Virxhina është i pari nga dhjetë eventet e planifikuara që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara deri më 2014.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›