E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tulisa, menaxheri: Kishim frikë mos vetëvritej

Gjatë muajit qershor ish-anëtarja e grupit të famshëm N-Dubz,Tulisa Contostavlos u arrestua së bashku me mikun e saj rapperin Mike GLC per konsumim të lëndëve narkotike. Kjo verë perveç fjalëve te perhapura ka qenë e vështirë për këngëtaren , pasi krahas thashethemeve të cilat ndikonin negativisht në reputacionin e saj, edhe opinioni publik nisi të rëndonte mbi të.

Të gjithë ata që dikur ishin fansa të saj nisën ta paragjykonin dhe shpesh ta fyenin, veprime këto të cilat përveçse pushtuan të gjitha rrjetet sociale, faqet e ndryshme në internet dhe komentet në këngët e saj, nisën të bëheshin dhe drejtpërdrejtë,transmeton “OraNews”. Jonathan Shalit,i cili po ushtron profesionin e tij në menaxhimin e karrierës së Tulisës ai rrefen:”se përpara së gjithash ishte i trembur për jetën e 24-vjeçares. Sipas tij përqindja që ajo të kryente një vetëvrasje ishte e madhe dhe është përpjekur jo vetëm që ta këshillojë, por edhe t`i qëndrojë pranë , edhe pse çdo përpjekje e tij ka qenë pa rezultat.”

Ai ishte i vetëdijshëm që Tulisa kishte nisur përdorimin e lëndëve narkotike dhe ditën që u arrestua së bashku me mikun e saj 35-vjeçar , ata po mbanin me vete masa të mëdha të këtyre substancave me vlerë 800 dollarë. Jonathan e përfundon intervistën e tij duke kërkuar mirëkuptim nga publiku për ta mbështetur këngëtaren në mënyrë që të mundësohet dhe shërimi i saj përfundimtar.  P.K

185

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›