E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazi dhe 9-vjeçarja part time, ja kriteret e reja për tu regjistruar

Udhëzimi i ri/Kurrikula e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk ka lëndë me zgjedhje

 gjimnazistetJo vetëm studimet universitare por edhe ato të arsimit bazë dhe të gjimnazit mund të ndiqen nëpërmjet sistemit me kohë të pjesshme. Të gjithë të rinjtë që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë përditë mund të regjistrohen part time.

Gjimnazi part time

Sipas udhëzimit më të fundit të MASH-it (i miratuar nga qeveria më datë 2 gusht 2-13), gjimnazi me kohë të pjesshme zgjat katër vite mësimore (klasa e dhjetë-klasa e

trembëdhjetë) dhe funksionon tri ditë në javë, me nga pesë orë në ditë. Për tu regjistruar në shkollën e mesme part time, duhet që nxënësi të ketë dëftesën e lirimit të arsimit nëntëvjeçar, të fituar brenda vendit ose një dëftesë e njëvlershme me të, të fituar jashtë vendit. Të gjithë ata që i zotërojnë këto dokumente kanë të drejtë të regjistrohet në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme.

Provimet

Nxënësi, i jep provimet e plotësimit të klasës së nëntë për lëndët: gjuhë shqipe, matematikë, biologji, fizikë, gjeografi dhe kimi, në periudhën shtator-tetor, ndërkohë që ndjek klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme. Provimet zhvillohen vetëm me shkrim, me testet të hartuara dhe vlerësimin të kryer nga komisione të përbëra nga tre mësues të shkollës, ku është regjistruar, të ngritura nga drejtori i asaj shkolle. Nxënësi përsërit klasën e dhjetë kur është jo kalues në provimin e të paktën një prej

lëndëve të përmendura më sipër. Nxënësi, që ka dëftesën e klasës së dhjetë të gjimnazit me kohë të plotë brenda vendit, ka të drejtë të regjistrohet në klasën e njëmbëdhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme.

Lëndët që përjashtohen

Në këtë rast nuk përfshihen në planin mësimor të klasës së njëmbëdhjetë lëndët: Qytetaria 10, Historia 10 dhe TIK. 10. Nxënësi, që ka përfunduar klasën e njëmbëdhjetë të gjimnazit me kohë të plotë brenda vendit, ka të drejtë të regjistrohet në klasën e trembëdhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme. Nxënësi, që ka dëftesat e dy ose tri klasave të gjimnazit me kohë të plotë: ) ka të drejtë të regjistrohet në gjimnazin me kohë të pjesshme në të njëjtën klasë, kur i mungojnë më shumë se gjashtë lëndë njëvlershmërie ose në klasën pasuese, kur i mungojnë jo më

shumë se gjashtë lëndë njëvlershmërie.

Dokumentet

Nxënësi që mbetet në një ose më shumë lëndë në provimet, lëndët mbetëse i jep vitin e ardhshëm shkollor, sipas procedurave të përshkruara më lart, ndërsa lëndët kaluese mbarten. Për tu regjistruar në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme, nxënësi duhet të

paraqesë në Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR) apo Zyrën Arsimore (ZA) dokumentet e mëposhtme: kopje e dokumentit të identifikimit të nxënësit; dëftesa e lirimit ose kur mungon, vërtetimi me notat që përmban dëftesa, lëshuar nga

drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga DAR/ZA-ja ose kopja e faqes së plotë të amzës, lëshuar nga arkivi i shtetit. Për tu regjistruar në klasën e ndërmjetme të gjimnazit me kohë të pjesshme, nxënësi duhet të paraqesë në DAR/ZA; dokumentin e identifikimit të nxënësit; dëftesën e përfundimit të klasës paraardhëse ose vërtetimi me notat, kur dëftesa mungon, e lëshuar nga drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga DAR/ZA-ja përkatëse.

Kurrikula bazë

Kurrikula bërthamë e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk përfshin lëndët: Artet, Edukimi fizik dhe sportet, Karriera dhe aftësimi për jetën, Teknologjia dhe Shkencat natyrore të klasës së dymbëdhjetë të gjimnazit me kohë të plotë. Programet e lëndëve të tjera të kurrikulës bërthamë janë të njëjta me ato të gjimnazit me

kohë të plotë. Kurrikula e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk ka lëndë me zgjedhje. Vlerësimi ditor dhe vjetor i nxënësve është si në gjimnazin me kohë të plotë.

Arsimi bazë më kohë të pjesshme

Nxënësit që kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk e kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë, kanë të drejtë të regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit i datës (2 gusht 2013) sqaron se për tu regjistruar duhen këto dokumente: kërkesë për regjistrim pranë shkollës; kopje e kartës së identitetit të nxënësit; dëftesë ose vërtetim me nota për klasën e fundit të kryer. Nxënësi, që ka kryer një ose disa vite shkollimi jashtë shtetit, regjistrohet në klasën përkatëse sipas njëvlershmërisë së dokumentit shkollor.  Po sipas të njëjtit udhëzim thuhet se arsimi bazë me kohë të pjesshme zgjat nëntë vite shkollore (klasat I-IX), dhe se shkolla me kohë të pjesshme funksionon me tri ditë në javë (me klasa të veçanta ose të bashkuara). Plani mësimor dhe programet lëndore të arsimit bazë me kohë të pjesshme hartohen nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Plani mësimor dhe struktura e vitit shkollor njoftohen në udhëzimin e vitit shkollor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›