E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali yt në Gërmi

Më 19 e 20 gusht kompania UNIT organizon festivalin dyditor “Festivali yt”.

Organizatori thekson si qëllim që duke sjellë artistë të njohur, Kosovën ta fusë në hartën e vendeve më të pëlqyera nga performuesit botërorë dhe njëkohësisht të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të kulturës dhe artit në vend.

Krahas artistëve dhe grupeve, siç janë DJ Sasha nga Anglia - në natën e parë, dhe Dubioza Kolektiv nga Bosnja e Hercegovina - në natën e dytë, janë të ftuar edhe artistë vendorë si: Likatek, Uran B., Minimim, Ledio Ciko, Alban Hi-dini, Sabb - në natën e parë, dhe Jericho, NR. + Mono, Por-no, PinkMetal, Labinot Sponca + DAS - në natën e dytë. Gjithashtu përfshihen edhe performancat pamore, si kllounë / performues të tjerë, ndriçim dhe vizuele (VJ).

Përmes këtij gërshetimi artistik dhe pamor në një ambient të veçantë, si Parku i Gërmisë (te fusha e basketbollit), ‘Festivali yt’ mëton që t’i bashkojë të gjitha etnitë e shoqërisë në Kosovë përmes vlerave të mirëfillta muzikore. Biletat për këtë festival do të kushtojnë nga 5, 10 e 15 euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›