Tredimensionalisht

Para një muaji KDSHF ‘Genci’, kompani kjo që menaxhon me kinemanë ABC, pat premtuar se do të bëjë instalimin dhe funksionalizimin e teknikës digjitale të shfaqjes së filmave në 3D.
Duket se këtë premtim e ka mbajtur, pasi që sot (e mërkurë) do të jepet premiera e filmit të parë që do të jepet në 3D. Është ky filmi ‘The Amazing Spiderman’, i cili para disa javësh është shfaqur premierë në vende të ndryshme të botës.
Filmi, regjia e të cilit është bërë nga Marc Webb, ku në rolin kryesor luan Andrew Garfield, do të shfaqet në ora 14:00, 17:00 dhe 19:30.
Ky film nuk do të jetë i vetmi që do të vijë premierë, pasi që në terminin e orës 22:00, po të mërkurën, shfaqet premiera edhe e një filmi tjetër. Ky është filmi ‘Total Recall’, i zhanrit aksion, aventurë, fantastiko-shkencor, në të cilin luajnë Colin Farrell, Jessica Biel, Kate Beckinsale e të tjerë.