E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i DiversitetitMyslimanët marshim kundër paradës

TIRANE- Dita kundër homofobisë duket se nuk do të kalojë e qetë. Krahas aktiviteteve dhe veprimtarive të shumta organizuar nga shoqatat LGTB, megjisthse të përcara në këtë ditë, priten dhe aktivitete me qëllim krejt të kundërt . 
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri hap sot Festivalin e Diversitetit , nё kuadёr tё Ditёs Ndёrkombёtare kundёr Homofobisё. Në një konferencë për mediat paraditen e sotme do të komunikohet Axhenda e aktiviteteve tё Festivalit tё Diversitetit, i cili do tё hapet zyrtarisht nё ora 10.00 dhe do tё zgjasё deri nё mbrёmje nё ora 21.00 kur do tё mbyllet festivali. Nё kёtё konferencё pёr shtyp do tё jenё tё pranishёm Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parё i Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri, Znj. Filloreta Kodra, Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta dhe Z. Henk van den Dool, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri.

Nga ana tjeter Furomi mysliman dhe lidhja e Hoxhallarëve të Shqiptarëve kanë marrë leje nga policia e shtetit për të dalë para Galerisë së Arteve në orën 10 00 për ti thënë 'jo' homoseksualizmit. Me sloganin "pro jetës, pro familjes, pro moralit" ata u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që gjatë ditës së sotme të jenë sa më shumë për t'u shprehur kështu pro familjes dhe vlerave islame. Por drejtuesit e këtij tubimi nuk kanë fshehur frikën e ndonjë incidenti të mundshëm. Në faqen e tyre në facebook ata kanë përsëritur thirrjet për qetësi dhe për të mos lëvizur jashtë vendit të përcaktuar nga policia për të protestuar.

"Nga policia jemi njoftuar që manifestimi duhet të jetë statik, pra i lëvizshëm. Për këtë arsye duhet t'i përmbahemi rregullave dhe të manifestojmë në mënyrë qytetare dhe të përcjellim mesazhin e duhur dhe jo atë të gabuar. Ju lutemi të silleni me qytetari dhe të mos dalim jashtë sloganit të këtij aktiviteti, të mos fyejmë dhe shajmë askënd dhe të mos japim mesazhe dhe as prononcime mediatike të paautorizuara. Nëse shihni se ka njerëz jo të xhematit dhe bëjnë zhurmë distancohuni prej tyre, sepse mund të futen qëllimisht nga të tjerët dhe të japin mesazhin e keq"- kanë sqaruar të gjithë besimtarët myslimanë "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë".
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›