E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivalit Teatror i te Rinjve tre shfaqje fituese

Në Teatrin Kombëtarë u shfaqen për disa ditë me rradhë shfaqjet teatrale të regjisorëve të rinj. Ky ishte edicioni i 7-të i Festivalit Teatror të të Rinjve, i cili u përmbyll me shfaqjen përshëndetëse “Kënaqësitë e Tradhëtisë” të Najada Elmazit.
Në fund të festivalit u ndanë edhe disa çmime vlerësimi për regjisorët dhe shfaqjet e vëna në skenë.
Tre shfaqjet më të mira u cilësuan nga juria “Koleksioni i Qelqtë” me regji të Lorin Terezit “Vdekja dhe Virgjerësha” e Kliton Hoxhës dhe “Pa rrugëdalje”, e regjisorit Elis Mataj. Këto shfaqje do të jenë pjesë e repertorit të shfaqjeve të teatrit kombëtar.
Ndërsa çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Eni Shehun që interpretoi te drama “Kaligula”. Erjeta Cufja aktorja më e mirë e festivalit, e cila interpretoi te “Koleksioni i Qelqtë”.
Nga data 22 deri më 28 dhjetor u vunë në skenë disa pjesë të autorëve të famshëm si Kamy, Sartri dhe Dorfman. Gjashtë ishin regjisorët e rinj që morën pjesë në këtë festival Esmeralda Stafa, me “Kaligulën”, Kliton Hoxha me “Vdekaj dhe Virgjeresha”, Elis Mataj “Pa rrugedalje”, Armela Demaj “Shoë Time”, Redian Mullai “Oh ato ditë të lumtura” dhe Lorin Terezi me “Koleksionin e Qelqtë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›