E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqje teatrore per femijet ne Spitalin e Tiranes

Në Teatrin e Kukullave një grup artistësh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë organizuar një shfaqje festive dedikuar fëmijëve të shtruar në spitalin e Tiranës. Shfaqja u hap me përshendetjen e aktorës së njohur të Teatrit të Kukullave, Shegushe Berberit. Më pas vetë fëmijët kanë interpretuar këngë në skene dhe kanë festuar përmes repertorit të zgjedhur enkas për ditë festash. Ndërkohë që më pas është shfaqur një teatër për të argëtuar fëmijët e pranishëm në sallë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›