E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetasit kosovare tentojne te kalojne ne BE permes Shqiperise

Procesi i liberalizimit të vizave u hoqi shqiptarëve barrën e rëndë të tentativave për të shkuar në mënyrë të jashtëligjshme në vëndet e BE-së, por solli një sërë sfidash të tjera në luftën antitrafik. Tashmë shtetas të vëndeve të lindjes, apo vëndeve të tjera që nuk i gëzojnë lehtësirat e lëvizjes së lirë me vëndet Shengen, tentojnë të përdorin kufijtë shqiptarë si porta hyrëse për në vëndet e BE-së. “Abc News” ka investiguar trafikimin e shtetasve kosovarë, korridoret dhe mënyrat që ata përdorin për t’u larguar drejt vëndeve Shengen. Në kronikën speciale vijnë rrëfimet e vetë shtetasve kosovarë që kanë tentuar të kalojnë klandestin nëpërmjet Shqipërisë, si edhe intervista nga Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë rreth masave të marra për parandalimin e këtij trafiku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›