Festohen Krishtlindjet ne Kosoven e pavarur

Me këtë rast Ipeshkvi i ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me dëshirën për paqe dashuri, mirëkuptim e tolerancë mes njerëzve.
Ceremoni e ngjashme është zhvilluar edhe në kishën Shendou në Prishtinë, ku të gjithë besimtarët katolikë shënuan festën e lindjes së Krishtit.
Mesazhe urimi për nderë të Krishtlindjeve kanë dërguar udhëheqës të institucioneve, lider të partive opozitare dhe personalitete të tjera vendase e ndërkombëtare.
Nëpërmjet një komunikate për media, presidenti Fatmir Sejdiu ,ua ka uruar qytetarëve të vendit, Papa Benediktit XVI dhe Ipeshkëvit të Ipeshkëvisë së Republikës së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, festën e Krishtlindjes.
Mesazhe urimi ka dërguar edhe kryeministri Thaci duke kujtuar se këto janë Krishtlindjet e para që festohen në Kosovën e Pavarur. Ndërkaq kryeparlamentari Jaku Krasniqi duke vlerësuar arritjet e popullit shqiptar ka thënë se ky popull ka arsye t'i kremtoj këtë vit krishtlindjet, duke uruar që në Kosovë të mbretërorjë paqja,lumturia dhe tolerance.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code