Haradinaj: Qeveria, pa vizion per tranzicionin

Sipas ish-kryeministrit, qeveria aktuale nuk ka plane per t’u perballur me sfidat e ndryshme qe ka perpara shteti me i ri ne bote.
“Me t’u kthyer nga Haga kam dhene nje vleresim te gjendjes ne Kosove. E kam filluar me mungesen e programit qeverises dhe me humbjet qe po i shkaktohen vendit, kryesisht ne integrimin e territorit. Gjithashtu, nuk ka nje vizion per periudhen e tranzicionit dhe qeveria nuk ka pasur politika krijuese per t’u paraprire temave”, ka deklaruar Haradinaj.
Nder te tjera kreu i AAK-se ka shprehur vendosmerine e tij per te kerkuar mbajtjen e zgjedhjeve ne vjeshten e ardhshme.
Nderkohe qe syte i mban ende nga dashuria e tij e pare, LDK-ja. “Nese ajo do te doje, atehere mund t’i kthehem bashkejeteses. Nese jo, atehere do te vazhdojme rrugen tone”, ka shtuar Haradinaj.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code