Shkup, leter kercenuese te ambasada amerikane

Pas kësaj dërgese, ambasada amerikane ndermori nje sere masash sigurie për të parandaluar rrezikun për shëndetin e njerëzve.
Pas dyshimeve për ndonjë sulm të mundshëm me antraks, nxënësit e shkollës “ Orce Nikollov”, e cila ndodhjet në afërsi të ambasadës janë këshilluar të mos dalin jashtë klasave. Njëkohësisht policia ka shtuar sigurinë e ambasadës.
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka vërtetuar se në Ambasadën Amerikane në Shkup ka arritur një letër kërcënuese. Sipas kesaj ministrie është vërtetuar se nuk bëhet fjalë për kërcënim me antraks ose eksplozivë.
Perfaqesuesit e ambasades amerikane thane se testet për përmbajtjen e letrës rezultuan negative, por megjithatë ajo është dërguar për analizë të mëtejshme në Shtetet e Bashkuara.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code