E Enjte, 5 Nëntor 2026

Festohen karnavalet në Nartë/ Dominojnë maska dhe kostumet shumëngjyrëshe

Festa e Pashkëve në fshatin Nartë të Vlorës shoqërohet cdo vit me organizimin e karnavaleve .  elemente tipike të kësaj feste jane maskat e shumta, të cilat përfshijnë nga figura të njohura popullore,personazhe filmash vizatimorë, por dhe kostume të bëra vetë.

Banorët grumbullohen në qendër të fshatit, ku vallja, humori dhe hareja janë kryefjala e kësaj feste.

Ndërkohë midis pjesëmarrësve ka edhe nga ata që kanë ardhur nga Greqia, Italia e Anglia  për tju bashkuar festimeve.

Festa e Karnavaleve vazhdon për tre ditë me radhë, që nga e diela e madhe e Pashkëve deri të Martën në mbrëmje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›