E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet 62 vjetori i krijimit të fshatit SOS


Me rastin e krijimit të fshatit SOS, 62 vite më parë përfaqësues të këtij fshati në Shqipëri ka festuar këtë ditë të shënuar për fëmijët jetimë. Ishte viti 1949 ku u ngrit fshati i parë nga themeluesi Helman Mayer në Austri, sot në në të gjithë botën numërohen 518 të tillë ku 23 janë në ndërtim e sipër. Drejtuesit e këtij fshati në Shqipëri, theksuan se ndihma që ofron fshati SOS në Shqipëri ka ardhur në rritje nga viti në vit dhe kjo edhe falë donatorëve, ku një nga këto është edhe RTV “Ora News”.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe një ankand i mbajtur me piktura ku përfaqësues të kompanive të ndyshme blenë piktura, ku paratë e të cilave do tu vjinë në ndihmë këtyre fëmijëve. Gjithashtu përgjatë takimit u mbajt edhe një program festiv të organizuar nga fëmijët. SOS është një organizantë jofitimprurëse ndërkombëtare humanitare dhe sociale e cila ofron kujdes, për fëmijët të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, ose janë në rrezik për ta humbur atë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›