E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekejn: Kontesti i emrit mund të zgjidhet

Ish-kandidati presidencial në SHBA, senatori Xhon Mekejn deklaroi se kontesti i emrit midis Athinës dhe Shkupit mund të zgjidhet edhe pse Greqia momentalisht po përballet me sfida të mëdha.

“Greqia momentalisht po përballet me sfida të mëdha dhe vlerësoj se në këtë situatë, marrëdhëniet e mira të saj me Maqedoninë do të jenë vetëm në interes të saj”, deklaroi Mekejn, me rastin e pranimit të Çmimit ndërkombëtar të lirisë të ndarë nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase (UMD) me seli në Uashington.

Senatori republikan Mekejn ka vlerësuar marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Maqedonisë dhe se ai ka shprehur mbështetjen për forcimin e këtyre marrëdhënieve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›