E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia ballkanike po shtrihet në Zvicër

Mafia italiane në bashkëpunim me mafian ballkanike po zhvillojnë dhe rrisin ndikimin e tyre në pastrimin e parave përmes bankave në Zvicër.

Gazeta “Neue Zurcher Zeitung” shkruan se këto organizata mafioze po ndërtojnë dhe forcojnë çerdhet e tyre në Zvicër dhe se aktivitetet e tyre janë pastrimi i parave në bashkëpunim me banka dhe kompanitë për shitjen e pasurive të patundshme.

Sipas NZZ, investimet në ndërtimin e porteve dhe blerja e pasurive të patundshme po shënon rritje, ndërsa paratë e investuara kryesisht dyshohet të jenë para të pista, të fituara nga trafikimi i drogës, armëve dhe nga aktivitete të tjera kriminale.

Forma e investimeve bëhet përmes kompanive të ndryshme të cilat kanë të drejtë të blejnë apo të shesin pasuri të patundshme, duke anashkaluar kështu bankat dhe financat shtetërore.

Hapja e të ashtuquajturave “AG” dhe kompanive për pasuritë e patundshme është tejet e lehtë në Zvicër, ndërsa kontrolli mbi të ardhurat mujore në brendësi të këtyre kompanive nuk mund të kontrollohet nga ministria zvicerane e financave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›