Festohet Dita e Majmunëve
Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 12:54
Qyteti Lapbori në Tajlandë feston sot Ditën e Majmunëve. Me këtë rast, 3 mijë majmunëve iu shtrua një banket i veçantë enkas për ta.
Hareja e majmunëve, mblodhi në banket edhe qindra turistë, të cilët kishin ardhur për t’u argëtuar gjithashtu. 3 tonë vezë të ziera, fruta të freskëta, perime, ëmbëlsira tradicionale tajlandeze, akullore dhe xhelatinë u shërbyen në tryezën gjigante.
Majmunët iu lëshuan të gëzuar tryezës të shtruar, e cila iu kishte kushtuar banorëve ,16 mijë dollarë. Ata janë pjesë e banorëve të qytetit dhe trajtohen me të gjitha të drejtat që gëzojnë edhe qytetarët.
Banketi i Majmunëve është shndërruar në traditë tashmë, për 21 vjet me radhë në Lapbori të Tajlandës.